Pajisja misterioze e gjetur në Sazan, Ervin Karamuço shpjegon ç’po ndodh në Shqipëri

schedule08:46 - 30 Maj, 2022

schedule 08:46 - 30 Maj, 2022

“Sindroma e Havanës” është shfaqur për herë të parë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Havanë në vitin 2016. Sëmundja ka prekur diplomatë amerikanë, spiunë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre, si dhe një numër të stafit diplomatik kanadez, të angazhuar në Kubë.

Ajo shkakton simptoma si: marramendje, përzierje, migrenë dhe humbje të kujtesës.  Dyshohet se pas kësaj syndrome është një sulm përmes radiofrekuencave ose energjisë.

Së fundmi, këto radiofrekuenca mund të kenë mbërritur edhe në Shqipëri, konkretisht në Sazan. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se në këtë ishull janë gjetur disa pajisje, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me “Sindromën e Havanës”.

“Më bëri përshtypje drejtimi i pajisjes sepse kolegët e mi në SHBA po merren me sindromën e HJavanës, e cila është një fluks ultratingujsh që shkakton shqetësime në vende të caktuara të karakterit psikologjik. Ka pas fillimisht probleme në Havanë në Kubë dhe më pas u përhap në vende të tjera.

Unë mendoj se mund të jetë kjo, nga ajo që pash më shkoj mendja direkt atje. Ka pas një kosto të lirë dhe mund të jetë bërë nga vendasit, jo domosdoshmërisht nga të huajt. Problemi është që në Shqipëri lexohet pak dhe konsiderohen si teori konspirative.

Deri tani nuk i ka dal pronari, ka ardhur në Tiranë nga Sazani, por ende vazhdojnë disa verifikime. Këta e kanë më të lehtë të paragjykojnë se sa ta përgenjështrojnë. Bëhet fjalë për institucionet shtetërore, si Ministria e Mbrojtjes, e cila duhet të dalë dhe të jap një deklaratë për qytetarët.

Atje janë vendosur në maj në kodër, por një gjë më bën përshtypje. Si ka mundësi ne kemi një bazë aty dhe asnjë ushtar nuk ka shkuar aty. Se më kanë thënë ç’është ky lajm, po përhap panik. Por jo, nuk është ashtu”, u shpreh ndër të tjera Karamuço./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!