Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi merrej me trafikim të qenieve njerëzore dhe gjatë transportit të disa emigrantëve shqiptarë me jahtin e tij ka rrezikuar jetën e tyre.
Mediat e huaja bëjnë me dije se James Wisbey u përpoq t’i kalonte emigrantët përtej Kanalit Anglez nga Franca përmes një stuhie dhjetorin e kaluar, por u përmbyt në Teignmouth. Rojet bregdetare kishin monitoruar jahtin, ndërkohë policia dhe zyrtarët e emigracionit i arrestuan ata menjëherë.
Mediat raportojnë se emigrantët kishin paguar 20 000 mijë euro bandave shqiptare për të bërë këtë udhëtim të paligjshëm nga brigjet franceze.
Ndër të tjera thuhet se emigrantët shqiptarë ishin të gjithë të uritur dhe të tmerruar. Nuk kishte xhaketa shpëtimi dhe as pajisje minimale sigurie, jahti kishte vetëm një shtrat për të fjetur, një sallon të vogël dhe një tualet të vetëm detar.
Njëri prej emigrantëve ishte përpjekur të thërriste për ndihmë pak para mbytjes së anijes, por Wisbey u dëgjua duke u thënë atyre të mbyllnin telefonin dhe rrëmbeu telefonin. Pamjet nga një helikopter i rojes bregdetare, të filmuara disa orë më parë, treguan se anija përpëlitej në det kundër erës dhe valëve.
Një gjykatës në Gjykatën e Exeter Crown i përshkroi veprimet e Wisbey si cinike, të tmerrshme dhe të pafalshme, duke vendosur masën e sigurisë arrest me burg për të. Ëisbey, 55 vjeç, nga Ëest Hoe pranoi se kishte thyer rregullat e emigracionit dhe është dënuar me 5 vite e katër muaj burg.
Gjykatësi urdhëroi një hetim në bazë të ligjit për të ardhurat nga krimi, i cili do të rezultojë në konfiskimin e jahtit dhe çdo pasurie tjetër që mund të gjurmohet. Të dhënat telefonike treguan se ai qëndroi në kontakt me organizatorin shqiptar, Indrit Bahrani./abcnews.al