Pagat, “reagon” privati/ INSTAT: Biznesi rriti rrogat me 6.7% në tremujorin e parë

schedule15:26 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:26 - 11 Shtator, 2024

Shteti vijon të ketë përparësi të theksuar në nivelin e pagave krahasuar me biznesin privat. Në periudhën prill-qershor të këtij viti rezulton se në sektorin shtetëror paga mesatare është mbi 15 mijë lekë më e lartë, një diferencë kjo e ndjeshme. Konkretisht, paga mesatare mujore në shtet arrin në 85,901 lekë në muaj ndërsa në privat 70,430 lekë në muaj. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar përllogaritjet tregojnë se pagat në shtet u rritën me 4.12% ndërsa në privat me 6.8% por pavarësisht kësaj përsëri mbetet më e ulët se në shtet.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar  ne prill-qershor arriti në 75,114 lekë ose 5.9% më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Më të privilegjuar janë ata persona që punojnë në sektorin e informacionit, sigurimit dhe komunikacionit ku pagesa në muaj varion nga 123-166 mijë lekë në muaj.Edhe pse me rritje rezulton se mbetet në nivelin më të ulët mbetet paga në sektorin e ndërtimit dhe bujqësisë.

NIVELI I PAGAVE

SEKTORI SHTETEROR   85.901 LEKE

SEKTORI PRIVAT            70.430 LEKE

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!