Pagat në lekë, por kursimet në euro/BSH: Në janar depozitat në monedhën evropiane u rritën me 96 milionë euro

schedule14:16 - 4 Mars, 2024

schedule 14:16 - 4 Mars, 2024

TIRANË- Bizneset dhe qytetarët kanë rritur kursimet në monedhën europiane. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar të vitit 2024  depozitat në valuten europiane kapën vlerën 7.4 miliardë euro.

Nëse bëjmë një krahasim me një muaj më parë rezulton se rritja është me 96 milionë euro por rritja është më e fortë nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në sistemin bankar shqiptar depozitat në euro rezultojnë se janë rritur me 1 miliard euro ose me rreth 16% më tepër . Ndikim në rritjen e depozitave ka dhënë edhe rritja e normave të interesit nga Banka Qendrore Europine çka ndikon direkt në shtimin e fitimeve nëse kursimet janë në euro.

Depozitat në euro janë shtuar si nga bizneset ashtu edhe nga individët. Kjo tendencë reflekton edhe prurjet e mëdha të eurove në tregun valuator. Gjithashtu ky tregues është edhe një shenjë që flukset e monedhës europiane po kalojnë më së tepërmi nëpërmjet kanaleve zyrtare. Gjatë janarit euro ka qëndruar midis nivelit të 103-104 lekëve.

Tendencë në rritje  kanë pasur gjatë janarit edhe depozitat në lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, totali i kursimeve në lekë arriti në 593 miliardë lekë, me rreth 14 miliardë lekë më shumë.

Edhe në këtë segment shtesa e kursimeve në bankat e nivelit të dytë kanë ardhur  në nivelin më  të konsiderueshëm nga bizneset  por nuk mbeten pas edhe qytetarët.

DEPOZITAT NË EURO: 

  • Janar 2024  7.4 miliardë euro
  • Janar 2023    6.3 miliardë euro/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!