Diskutohet në Parlament projektligji për rritjen e pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të dëshmojë integritet dhe pavarësi.
“Jam dakord për rritjen pagës për funksion të gjyqtarëve. Përpjekja për të futur në këtë rol Kushtetuesen do ishte një kthim pas për shtetin e së drejtës. Kjo bëhet për të rivendosur hierarkinë e pagave. Shkelet keq me pagën bruto. Një gjykatës bën të paguhet më tepër se presidenti, kryeministri dhe deputetët. Çka do të thotë se bie hierarkia e pagave në shtet, flasim për pagën bruto.
Kushtetuesja nuk bën ndonjë rol ndryshe nga gjykatat Kushtetuese në vendet e tjera. Nuk ka logjikë të përafrojë ngarkesën e kësaj punë që bën me Gjykatën e Lartë apo dhe vetë SPAK-un. Të mendosh se gjyqtarët kushtetues me prokurorinë do ishte lajthitje në ditë vere.
Në vlerësimin tim do duhet një trajtim tjetër. Benefite të tilla duhen menduar mirë dhe lajthitje janë nga ato që nuk zhbëhen më.
Drejtësia nuk është mall që shitet dhe blihet dhe sa nder. Besoj fortë që akte të tilla nuk i bëjmë mirë as sistemit se i largon nga qytetarët. Çdo vendimmarrje e tillë duhet parë me kujdes.”, tha deputeti.
/abcnews.al