Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pagat e gjyqtarëve/ Rama: Po kërkoni 37 milionë euro nga buxheti i shtetit, doni të jeni vetë ligji

schedule08:38 - 4 Shkurt, 2026

schedule 08:38 - 4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj gjyqtarëve lidhur me çështjen e rritjes së pagave. Në një komunikim për mediat, kreu i qeverisë u shpreh i habitur nga reagimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, duke e cilësuar kërkesën e saj si të paprecedentë.

Sipas Ramës, një kërkesë e tillë është unike në historinë e Europës, ndërsa shtoi se qëndrimi i shoqatës bie ndesh me realitetin ekonomik dhe parimet e drejtësisë sociale.

“Jam absolutisht i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i Shoqatës së Gjyqtarëve në lidhje me shqetësimin për një përpjekje që në këndvështrimin tim është e pa pranueshme për t’ju imponuar Kuvendit e qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes gjyqtarët.
S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh. Tymnajë populiste. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni.Me këtë tentativë në Gjykatën Kushtetuese, doni të jeni ligin. Kjo është e vërteta. Ju kërkoni 37 milionë euro nga buxheti i shtetit. Ju doni t’i rrisni pagat vetes me gjyq.



Se për çfarë jemi ne në Gjykatën Kushtetuese me ju, ta dinë shqiptarët. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit, nga 3480 euro, të shkojë në mbi 5 mijë. Për SPAK e veçoj, se nuk i është bashkuar kësaj kërkese absurde, për ta çuar pagën 9800 euro. Ndërkohë, sot aktualisht, pagat e gjyqtarëve, janë rreth 6500 euro. Ju doni t’i rrisni pagat në muaj 3 mijë euro vetes, në gjykata. Ku jeni ju? Ça kërkoni?

Ju i keni pagat sa në Greqi, ju doni ti rrisni me nga 2-3 mijë euro në muaj. Në emër të çfarë? Nuk ka ligj dhe kushtetutës. Ju thoni se nuk mund të heshtni për përbaltjen kryeministrore? Çfarë përmbajtje? Ju jeni ajo palë që duhet të heshtë në publik dhe të japë vendim në sallën e gjyqit. Ju me këtë tentativë në Gjykatën Kushtetuese, doni të jeni ligji. Kjo është e vërteta. Nuk synon qëndrimi im të ndezë një debat në publik.”, tha mes të tjerash ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!