Abcnews.al zbardh dosjen: Pagat e 690 mijë shqiptarëve u shitën për 20 mijë lekë, si kaluan në 4 duar

schedule11:29 - 7 Janar, 2022

schedule 11:29 - 7 Janar, 2022

Databaza e pagave të 690 mijë shqiptarëve është shitur kundrejt një shpërblimi prej 20-30 mijë lekë. Abcnews.al ka zbardhur dosjen se si kanë kaluar të dhënat nga database e “Sistemit Cats” të drejtorisë së Tatimeve Tiranë përmes specialistes së IT Eni Qirjako dhe kolegut të saj Andi Agaraj. Specialistja Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, kundrejt pagesës prej 20-30 mijë lekësh.

Ne date 21.10.2020, liste pagesat e muajit shtator 2020. Ne date 25.11.2020 listë pagesat e muajit tetor 2020. Ne date 25.01.2021, liste pagesat e dhjetorit 2020. Ne date 24.02.2021 liste pagesa e janarit 2021. Me date 29.04.2021 listë pagesat e muajit mars dhe ne date 22.10.2021 liste pagesat e muajit shtator 2021. Keto te dhena i janë derguar nga adresa zyrtare e punes eni [email protected] ne adresen e andi agarai(@akshi.gov.al. Këto file rezulton nga këqyrja janě dërguar ne programin we transfer.

Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit te IT ne sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës qe nga viti 2013 ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve Tirane. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, te dhënat qe i kam marre nga shtetesja (kolegia Eni Qirjako, te nxjerra nga databasa e SISTEMIT CATS”, të drejtorisë së përgjithsme të tatimeve ia ka dhënë Klodian Sotës. Shtetasit Klodian Sota in ka dhene materialet e marra nga kolegia ne te gjitha rastet kundrejt vleres 20.000 lekë sa herë i ka dhënë të dhënat e kërkuara”.

Lexo edhe: Skandali, tre muajt e tjerë të pagave që nxori specialistja dhe kërkesa urgjente për shefin: Ma hiq “Mozën” tani

Të dhënat Andi Agaraj ia ka “shitur” fillimisht Klodian Sotës. Më pas u ka bërë një kopje dhe i ka shitur sërish te Endri Ikonomi.

“Nga hetimi eshte konstatatuar se këto te dhena pasi Eni Qirjako, ia kalonte me email ne programin WETRANSFER i ka shkarkuar ne kompjuterin e tij te punes dhe pastaj i ka kopjuar ne CD, dhe ja ka derguar dorazi ne periudha te ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota. Gjithashtu nga hetimi eshte konstatuar me procesverbalin e sekuestrimit te dates 28.12.2021, policia gjyqesore i ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale shtetasit Klodian Sota nje “Hark Disk te jashtem, ne te cilin dyshohet se gjenden te gjitha te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa c “SISTEMIT CATS”, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane te marre nga shtetasi Andi Agaraj.

Gjithashtu nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, te dhenat e pagave te nxjerra nga databasa e “SISTEMIT CATS të Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane, te marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjesi IT ne Drejtorin e Përgjithshme te Tatimeve, ja ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblim prej 20.000 deri ne 30,000 leke. Ne vazhdimesi te kryerjes se veprimeve hetimore ne kuadër te këtij procedimi penal, ka dyshime se shtetasi Endri Ikonomi, mundet te dëmtojë prova te cilat kane te bejne me provueshmërinë e faktit penal objekt hetimi, ne keto rrethana eshte bere ndalimi i shtetasve”.

Sipas dosjes pas nxjerrjes së të dhënave vetë specialistja e IT Eni Qirjako është vënë në dijeni të shpërndarjes së pagave më 22 dhjetor të vitit 2021, dhe ka konstatuar se data dhe ora e krijimit të file-ve përkon me të dhënat që i ka dërguar kolegut të saj, Andi Agarajt. Për këtë ajo ka lajmëruar menjëherë drejtorin e saj Ervin Muçën. Atij i ka bërë të qartë se user-i i krijuar me emrin “Moza Seraj” është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj.  Më 28 dhjetor 2021 në banesën e Klodian Sotës u gjet “hard disk” të jashtëm ku dyshohet se janë të gjitha të dhënat e pagave të dala nga sistemi “Cats” i Drejtorisë së Tatimeve të marra nga Andi Agaraj.

Lidhur me këtë skandal të 4 të përfshirët dy specialistë të IT të punësuar te AKSHI dhe që ushtrojnë detyrën në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe dy punonjësit e bizneseve private që blenë të dhënat personale që ua shitën dy specialistët e IT, kanë rënë në pranga.

be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!