Paga minimale, Ibrahimaj: Vetëm Kosova ka qenë poshtë nesh, tani jemi të 3-ët

schedule17:57 - 1 Mars, 2023

schedule 17:57 - 1 Mars, 2023

Ministrja e Ekonimisë, Delina Ibrahimaj e ftuar në “Newsline me Viol Xhafaj”  ndër të tjera tha se Shqipëria deri më tani kalonte vetëm Kosovën në lidhje  me pagën minimale, krahasuar 5 vendet e rajonit, ndërsa tani kalojmë të tretit.

“Vetëm Kosova është poshtë nesh në lidhje me pagën minimale. Me pagën 40 mijë lek renditemi të tretët” tha Ibrahimaj.

E pyetur nëse kjo është edhe një masë kundër informalitetit, ministrja u shpreh se informaliteti po vjen në zhdukje tani më.

Ajo theksoi se ka biznese që tanimë e kanë aplikuar pagën minimalen në 40 mijë lekë, ndërsa shtoi se sigurisht që ekziston akoma informaliteti gri.

“Unë besoj se kjo dukuri është në zhdukje tanimë. Nga kontrollet që bëjmë është në zhdukje. Sigurisht që ekziston informaliteti gri. Në takimet që kemi bërë me bizneset që synojbë të rrisin aktivitetin e tyre janë biznese që pagën 40 mijë e kanë adaptuar vetë.

Ka një konkurrencë të madhe për fuqinë punëtore.. Do të ketë formalizime në ato biznese që nuk janë plotësisht  të formalizuara,” u shpreh Ibrahimaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!