“Paga më të larta, për të rritur cilësinë”, Manastirliu për ABC News: Kemi hyrë në një fazë të re të transformimit arsimor

schedule18:32 - 7 Mars, 2024

schedule 18:32 - 7 Mars, 2024

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu deklaroi se sistemi arsimor ka hyrë në një fazë të re të transformimit. Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, ministrja theksoi se me pagat e larta synojnë të rrisin cilësinë dhe të shtojnë interesin e të rinjve për degët e mësuesisë.

Ne kemi hyrë në një fazë të re të transformimit të sistemit arsimor, të modernizimit të tij në një kohë zhvillimesh të shpejta dhe ecjes me shpejtësi maramendëse për zhvillimin e teknologjisë, zhvillimet sociale dhe demokrafike që kërkojnë një përgjigje të shpejtë të vetë sistemit. Ne kemi filluar punën në disa plane, qoftë për sa i përket modernizimit të kornizës kurrikulare, qoftë programit kombëtar të zhvillimit profesional të mësuesve dhe rishikimit të shkallës së karrierës së mësuesit, të cilët nëpërmjet këtyre programeve synojmë të rrisim cilësinë e mësimdhënies dhe arritje të nxënësve.

Sa i përket investimeve në edukimin në vazhdim apo trajnimin e mësuesve e kemi ndalur vëmendjen tek grupi i shkencave ekzakte por edhe tek gjuha shqipe dhe arsimi fillor. Duke vlerësuar të nevojshme, mendojmë se ka rëndësi parësore zhvillimi profesional i tyre dhe nëpërmjet këtij programi do të jenë 4 mijë mësues të arsimit fillor, të gjuhës shqipe, të matematikës dhe shkencave të natyrës që do të trajtohen gjatë këtij viti ndërkohë që deri në 2025, do të jenë 15 mijë mësues që do t’i nënshtrohen një serie trajnimesh që kanë për synim pajisjen e mësuesve me metodat më të reja të mësimdhënies, përfshirë këtu edhe aftësitë dixhitale.

Ne përballemi sot me sfidën e dixhitalizimit dhe duhet t’i përgjigjemi me të njëjtin ritëm. Po investojmë  jo vetëm në infrastrukturën shkollore për t’i bërë godinat më moderne por nga ana tjetër, zgjeruar ato rrjetin e kabineteve dixhitale apo smart clube ku 216 smart clube të reja do t’i shtohen rrjetit të shkollave, duke vijuar programin e kodimit dhe duke e zgjeruar edhe në klasa të tjera nga 4 e tutje por duke rritur aftësitë dhe kompetencat e mësuesve. “, u shpreh Manastirliu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!