“Padyshim që do qëndrojë”, Khelaifi jep lajmin e madh për PSG

schedule18:17 - 20 Prill, 2021

schedule 18:17 - 20 Prill, 2021

PSG ka një çështje shumë të rëndësishme për të zgjidhur: Kylian Mbappe. Kontrata e yllit francez përfundon në verën e vitit të ardhshëm dhe klubi kërkon ta shtyjë për një afat shumë më të largët.

Negociatat për të ardhmen e tij zgjasin prej muajsh dhe PSG po tenton ta mbajë dhe duket se ia ka arritur qëllimit. Një prej gazetarëve të emisionit spanjoll El Chiringuito së fundmi ka pyetur presidentin parizien, Nasser Al Khelaifi në lidhje me Mbappe.

Pyetja dhe përgjigja kanë qenë shumë të qarta. “A do qëndrojë Mbappe në Paris”, ishte pyetja e gazetarit. “Padyshim që po”, u shpreh Khelaifi, duke dhënë një sinjal të qartë se marrëveshja e re me kampionin e Botës është drejt akordit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!