Padia kundër Serbisë për gjenocid, Vuçiç: Kërkoj nga shqiptarët mos ta bëjnë këtë

schedule16:31 - 5 Maj, 2021

schedule 16:31 - 5 Maj, 2021

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç këtë të mërkurë ka folur në lidhje me mundësinë që Kosova ta padis shtetin e tij për gjenocidin e luftës së fundit.

Mediat vendase bëjnë me dije se Vuçiç me një ton kërcënues, ka kërkuar nga Kosova që të mos ushtrojë padi, sepse sipas tij kjo mund të bëhet vetëm përmes Shqipërisë.

Sipas tij nënkupton defakto bashkim të Kosovës me këtë shtet.

“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!