Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Padia e Ramës në kushtetuese/ Pezullimi i Ballukut, kryeministri kërkon shfuqizimin

schedule20:02 - 25 Nëntor, 2025

schedule 20:02 - 25 Nëntor, 2025

Këshilli i Ministrave kërkon shpalljen si anti kushtetues të vendimit të gjykatës së posaçme të datës 19 nëntor 2025 për masën e sigurisë pezullim nga detyra ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në padinë e plotë të firmosur nga kryeministri Edi Rama, theksohet se kryeministri vlerëson se vendimi në fjale është anti kushtetues pasi: cënon garancinë e imunitetit të Këshillit të Ministrave, sipas pikës 3 të nenit 103 të kushtetutës ku thuhet se “gëzon imunitetin e deputetit”, cënon parimin e ndarjes së pushteteve, parashikuar në nenin 7 të kushtetutës duke vendosur pezullimin nga detyra të ministrit si organ kushtetues i një pushteti tjetër dhe pengon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe ndërhyn në kompetencat e organeve kushtetuese që kryejnë propozimin, emërimin dhe miratimin e ministrit në detyrë.

Për këto arsye, kryeministri i kërkon gjykatës kushtetuese ta shfuqizojë masën e pezullimit dhe të zgjidhe mosmarrëveshjen e kompetencës të krijuar, për shkak të faktit se me vendimin e saj, GJKKO duke vendosur masën në fjalë, ka krijuar de fakto një situatë juridike ku ndërhyn në veprimtarinë funksionale të Këshillit të Ministrave dhe në kompetencën kushtetuese të kryeministrit për të propozuar emërimin dhe shkarkimin e ministrit.

Sipas qeverisë, Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së Këshillit të Ministrave gëzon të njëjtat të drejta me deputetët. Një tjetër argument i ekzekutivit është se me pezullimin e Ballukut, Këshilli i Ministrave nuk shqyrton e as nxjerr akte për nismat në ‘Infrastrukturë dhe Energji’, duke penguar zhvillimin në një nga sektorët jetik të vendit.  Në kërkesë padi, thuhet se garancia e anëtarit të këshillit të ministrave nuk përbën thjesht interes të vetë individit që ushtron detyrën e ministrit, por të keshillit të ministrave si organ kushtetues ku ai është anëtar dhe tashmë për shkak të vendimit me efekt pezullues të GJKKO është penguar në kryerjen e kompetencacve të veta.

Sipas padisë së dorëzuar në kushtetuese, anulimi i vendimit të GJKKO është i domosdoshëm pasi mbron sistemin e qeverisjes në Republikën e Shqipërisë duke ruajtur funksionalitetin e pushtetit ekzekutiv, konkretisht të këshillit të ministrave funksioni i të cilit është interes parësor, shtetëror e shoqëror. “lenia ne fuqi e vendimit të GJKKO do të sillte pasoja të pariparueshme në qeverisjen e vendit duke krijuar vakum institucional në funksionimin e keshillit të ministrave, çka nuk lejohet nga Kushtetuta e vendit.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme dha dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Masë sigurie “arrest në shtëpi” është dhene nga Gjykata e Posaçme edhe për kreun e ARRSH Gentian Gjyli, si dhe drejtorin aktual të KESH, Erald Elezi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!