Padia e Metës, reagon Kuvendi: Pretendimet e tij për falsifikim nuk qëndrojnë

schedule16:19 - 9 Shkurt, 2022

schedule 16:19 - 9 Shkurt, 2022

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pasi është kallëzuar zyrtarisht nga kreu i shtetit në SPAK dhe në Prokurorin e rrethit të Tiranës për falsifikim të një dokumenti që u dorëzua në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e presidentit.

Kuvendi i ka mohuar akuzat e Metës, ndërsa thekson se këto pretendime nuk qëndrojnë. Në sqarimin theksohet se në datën 4 shkurt 2022 ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

“Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë. Për sa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për falsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim”, thuhet në reagim të Kuvendit.

Presidenti ka firmosur sot kallëzimin penal ndaj përgjegjësve të Kuvendit, për falsifikim të dokumenteve që kanë shërbyer si prova në gjykimin e çështjes së shkarkimit të tij në Gjykatë Kushtetuese. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kjo prek themelet e shtetit. Në daljen e tij ai sulmoi sërish ndërkombëtarët, duke i quajtur rilindas që duan të minojnë pluralizimin politikë dhe tregoi nëse do të zbatojë vendimin e Kushtetueses, në rast se e shkarkon. Padia ndaj Kuvendit është depozituar në në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Prokurorinë e Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!