VIDEO/ Ardian Dovrani në prokurori, për herë të parë i buzëqeshur me gazetarët

schedule10:07 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 10:07 - 11 Dhjetor, 2019

Kryetari i Këshillit të Emerimeve në Drejtësi është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës, ku po merret në pyetje lidhur me padinë e Metës.

Z. Ardian Dovrani shkon në organin e akuzës një ditë pas Presidenti Meta, i cili ndër të tjera tha se ka prova të mjaftueshme për të fajësuar kreun e KED.

Në padinë e hartuar nga institucioni i Presidences thuhet se Dvorani ka shpërdoruar detyrën dhe ka pervetesuar titullin shteteror.

Konflikti mes tyre lindi rreth një muaj më parë për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Abcnews.al publikon pamjet e mbërritjes, ku shihet qartë se Dvorani sillet në mënyrë miqësore, dhe u buzëqesh gazetarëve, që gjë nuk është verejtur në aktivitetet e tjera publike. /abcnews.al

Lexo edhe:

“Dvorani”, Meta: Kjo është provë e madhe, prokuroria s’duhet të jetë në presion politik

“Ndiqeni me vëmendje”, Meta publikon videon: Si u përdor Dvorani në kapjen e Kushtetueses

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!