Avokati Rezart Kthupi thotë se gjykata nuk do e legjitimojë padinë e Mereme Selës ndaj Sali Berishës, për përjashtimin e saj nga gara për kreun e PD.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kthupi u shpreh se për të qenë legjitim për të ngritur një padi, duhet të jesh një nga ata emrat e renditur në listën e depozituar në gjykatë.
“Gjykata nuk do e legjitimojë fare, për ngritjen e asaj kërkese. Ligjërisht flasim. Ligji jonë i famshëm për partitë politike dhe praktika e gjykatës sonë, ka disa kleçka që janë të vështira t’i anashkalosh. Nuk legjitimohet Meremja. Për t’u legjitimuar për të ngritur padi në gjykatë, duhet të jesh një nga ata emrat e renditur në listën e depozituar në gjykatë. Nëse ti nuk je një nga ata emra, gjykata nuk të legjitimon dot”, theksoi ai./abcnews.al


