Pacolli: Lobimi për njohje nga Kenia filloi që nga pavarësia, ishte jashtëzakonisht e vështirë

schedule14:52 - 26 Mars, 2025

schedule 14:52 - 26 Mars, 2025

Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka thënë që lobimi për njohjen e Kosovës nga Kenia ka qenë i gjatë dhe i vështirë, njofton Klan Kosova.

“Lobimi në shtetin e Kenias nuk është i shkurtë, është lobim i gjatë që ka fillu që nga Deklarata e Pavarësisë e tutje”, ka thënë Pacolli në Kosova Today të Klan Kosovës.

“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të bindësh një shtet tw tillë i cili praktikisht ka pasë dhe ka marrëdhënie të forta edhe me Lindjen”.

“Unë kam qenë paka a shumë i vetmuar në këtë drejtim, por asnjëherë nuk e kam humbur kurajën, asnjëherë nuk e ka m humbur shpresën se një ditë kjo do të vijë”./klanKosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!