Pacienti tenton t’i vendosë flakën vetes me benzinë dhe kërcënon personelin mjekësor në spitalin e Korçës

schedule13:05 - 30 Janar, 2025

schedule 13:05 - 30 Janar, 2025

Një person me probleme të shëndetit mendor, njëkohësisht dhe pacient në Repartin e Dializës, ka tentuar t’i vendosë flakën vetes me benzinë.

Sipas policisë, Kujtim Mero ka hyrë në Repartin e Dializës me një shishe benzinë dhe ka kërcënuar personelin mjekësor se donte t’i vinte flakën vetes dhe repartit. Policia ka ndërhyrë për të neutralizuar pacientin.

Ndërkohë, që nga dëshmitë e mbledhura nga personeli mjekësor, për një moment pacientit i kishte rënë nga dora shishja e benzinës dhe është ndërhyrë për neutralizim.

Si pasojë, policia e shoqëroi në Komisariat dhe po heton rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!