Pacienti me peshën më të vogël në botë, del nga spitali foshnja që iu nënshtrua operacionit rekord

schedule12:49 - 27 Shkurt, 2024

schedule 12:49 - 27 Shkurt, 2024

Mjekët në Kinë kryen terapinë e suksesshme me torakoskopin më të vogël në botë.  Mjekët përdorën një torakoskop sa një kokërr orizi për të korrigjuar një “defekt” të një foshnjë të lindur para kohe në një spital në Shangai.

Në këtë mënyrë u shënua ndërhyrja e parë të  këtij lloji për peshën më të ulët të raportuar ndonjëherë në botë. Foshnja ishte aq e vogël, siç raportojnë mjekët sa një fletë letre A4, saqë pajisjet tradicionale mjekësore ishin shumë të mëdha për të.

Për këtë arsye mjekët përdorën torakoskopin më të vogël në botë, vetëm 3 milimetra, që korrespondon në madhësinë e një kokrre orizi.

“Kryerja e operacionit torakoskopik në një foshnjë kaq të vogël me peshë të ulët trupore nuk është raportuar asnjëherë ndërkombëtarisht. Instrumentet kirurgjikale janë rreth një e katërta e trashësisë së një shkopiku. Procesi i ndarjes gjatë operacionit kërkon kujdes ekstrem”, tha drejtori.

Djali, i lindur në vetëm 31 javë, peshonte një kilogram dhe ishte më pak se 30 centimetra i gjatë.

Ai pësoi mbytje të shpeshta pas lindjes dhe dyshohej se kishte atrezi ezofageale, një defekt ku pjesa e sipërme dhe e poshtme e organit nuk lidhen. Kjo do të thoshte se qumështi nuk ishte në gjendje të kalonte në stomak siç duhet.

Për fëmijët e pjekur, kirurgjia minimale invazive duke përdorur torakoskop është zgjidhja e zakonshme. Fëmijët me peshë shumë të ulët zakonisht duhet të kryejnë operacione të hapura ose më shumë se një operacion për të zvogëluar rrezikun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!