“Pacientëve u merren telefonat në spital”, mjeku akuza qeverisë: Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë?

schedule22:18 - 7 Korrik, 2020

schedule 22:18 - 7 Korrik, 2020

Mjeku Artan Koni ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe ka hedhur akuza kundër qeverisë. Mjeku deklaroi se  se asnjë media nuk është lejuar që të futet në spitale.

Më tej ai ka thënë se personave të infektuar u merren telefonat që të mos bëjnë foto apo video dhe të mos kenë asnjë komunikim me qytetarët gjatë qëndrimit në spitale.

“Ju si media dhe asnjë media nuk ka arritur që të futet brenda spitalit. Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente? Pacientët që shtrohen u merret telefoni që të mos bëhen video dhe foto e të mos komunikojnë më familjarët.

Ishin disa spitale private që donin të bënin testet, por nuk lejoheshin. Marr 127-tën dhe më thonë që nuk mund ta bësh testin se nuk je aq rëndë, por po qesh rëndë nuk po vi fare, se me shumë mundësi po ia shpërndajmë gjithë lagjes”, u shpreh Mjeku./abcnews.al