Artan Koni: S’kam marrë ende dozën e dytë të vaksinës, nuk bëhen regjistrimet në sistem

schedule08:46 - 31 Mars, 2021

schedule 08:46 - 31 Mars, 2021

Mjeku Artani Koni në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se procesi i vaksinimit nuk po shkon siç duhet. Mjeku theksoi se prej tre javësh ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, por ende nuk është kontaktuar për të dytën.

Përderisa jemi në vijën e parë, jemi nga ata fasha të popullsisë që duhet ta bëjmë vaksiën më herët se pjesa tjetër. Ajo që po ndodh, është se të gjithë njerëzit regjistrohen për të bërë vaksinën, por bëhet nëpërmjet një regjistri me dorë.”, u shpreh mjeku.

Sipas Konit, njerëzit marrin dozën e parë të vaksinës por nuk regjistrohen në sistem. Më tej, ai shtoi se është treguar se përqindja e suksesit të vaksinës rritet pasi kalon afati kohor për të marrë dozën e dytë.

“Më thanë doza Pfizer ka, thjesht keni humbur në atë sistemin që nuk funksionon mirë sepse duke qenë me letra,, mbase ka fryrë era dhe në letrën që jemi regjistruar ne e ka spostuar.“, tha Koni. /abcnews.al