Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pacientët me variantin Delta janë dy herë më shumë të rriskuar për t’u shtruar në spital

schedule12:14 - 29 Gusht, 2021

schedule 12:14 - 29 Gusht, 2021

Pacientët e infektuar me variantin Delta kanë dy herë më shumë nevojë për trajtim spital se ata me variantin Alpha që u përhap disa kohë më parë më Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët në Angli thonë se studimi i botuar në “The Lancet” përforcon pse është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen.

Vaksinimi zvogëlon rrezikun e sëmundjeve serioze nga secili variant.



Variantet e COVID

Studimi shqyrtoi thuajse 43,338 me COVID të identifikuar mes muajve mars dhe maj kur dy variantit Alpha dhe Delta po qarkullonin në Mbretërinë e Bashkuar. Pjesa më e madhe e të infektuarve ishin persona të pavaksinuar ende. Rreziku i shtrimit në spital ishte dy herë më i lartë për personat me Delta në krahasim me ata që janë të infektuar me Alpha.

Ekspertët thonë se vaksinimi e ul këtë rrezik ndërsa është e nevojshme të merren të dyja dozat për mbrojtje maksimale.

Një analizë fundit nga PHE tregon se efektiviteti kundër shtrimit në spital pas dy dozave është:

96% për vaksinën Pfizer-BioNTech

92% për vaksinën Oxford-AstraZeneca

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!