Për shkak të pandemisë shumë pacientë që kanë rezultuar të prekur nga COVID-19 kanë pësuar humbje të dëgjimit.
Doktoreshë Holta Sulaj otorinolaringologe pranë spitalit Hygiea shprehet se pacientët e infektuar me koronavirusin kanë ulje dëgjimi,vështirësi në frymëmarrje por edhe probleme me fytin.
Për të shmangur problemet shëndetësore doktoresha sugjeron që pas kalimit të koronavirusit qytetarët të realizojnë vizita me mjekë specialist.
“Pasi kalon faza ngjitëse e sëmundjes, patjetër që mund të vinë për të bërë konsultat përkatëse dhe për t’u trajtuar për problemet që mbeten. Mbeten problemet e vështirësisë në frymëmarrjes, ulja e nuhatjes zgjat…”
Sipas doktoreshës në Spitalin Hygiea, situata post-Covid ka sjellë probleme dëgjimi edhe tek fëmijët.
“Një nga gjërat që është mirë të vlerësohet në pjesën post-Covid, janë problemet e dëgjimit. Hasim shumë fëmijë dhe të rritur në situata të tilla. Nëse këto probleme mbeten gjatë, duhen trajtuar dhe zgjidhur në kohën e duhur.”
Për të shmangur përhapjen e infektimit të Covid tek pacientët Spitali Hygiea zbaton një protokoll të rreptë.
“Nëse pacienti dyshohet si pacient pozitiv, shmangim kontaktin në kabinetin ORL, dhe pastaj diskutohet rasti me infeksionistin. Pacientët që e kanë të nevojshme i ekzaminojmë të mbrojtur.”
Departamenti i Otorinolaringologjisë i Spitalit Hygeia Tiranë është i përbërë nga një staf i specializuar dhe me shumë eksperiencë.
Ata ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh duke mbuluar të gjitha llojet e patologjive të veshë, hundë, si dhe kokë – qafës, duke filluar që nga ekzaminimet e thjeshta diagnostike deri tek ato më komplekset, trajtim dhe ndërhyrje kirurgjikale. /abcnews.al/