Pa ujë e pa mjekë, banorët e fshatit Gurshpatë kërkojnë zgjidhje, ndërtimi i ujësjellësit ka kaluar afatet

schedule16:34 - 23 Tetor, 2022

schedule 16:34 - 23 Tetor, 2022

Nga Agim Blloshmi

Në fshatin Gurshpatë të Librazhdit 1500 banorë nuk kanë ujë në çezmat e tyre. Pa ujë është edhe ambulaca e vetme në fshat.  Problemet nisën në muajin prill, kohë kur filloi ndërtimi i ujësjellësit të ri, i cili duhet të kishte përfunduar në muajin shtator

Ambulaca e re e fshatit Gurshpatë në Librazhd, edhe pse u inagurua një vit më parë, nuk ofron shërbime për banorët.  Nuk ka mjekë. Punë e tyre e bën infermieri.

“S’ka doktor, vjen infermeri për një gjilpërë dhe ikën. Ka qenë në kohën e Enverit spitali këtu me doktora, infermere, mami me dentiste, farmaciste. Ku ta gjejmë Enver Hoxhën”, thotë një banor.

Mungojnë dhe kushte higjeno sanitare, pasi nuk ka as ujë.

“Ujë s’i ka çuar akoma. S’ka ujë brenda, çe do ambulacën.”

Për ujë vuajnë dhe vetë 1500 banorë të këtij fshati. Që në muajin prill kur nisën punimet për ndërtimin e ujësjellësit në çezmat e tyre uji mungon.

“Nuk kemi ujë na e mori ajo frima. Këta kanë shumë kohë. Në këtë vit. Sepse i bllokuan punimet. 4-5 shtëpi andej vijnë dhe e mbushin me bidona.”

“Si kemi vaditur tokat, nuk kemi as për të pirë”, thonë banorët.

“Na dha fjalën prefektja që do të rregullohet. Kërkuam ujë, nuk na mjafton. Edhe për vaditës edhe për të pirë.”

Për këto probleme abc u interesua pranë Bashkisë së Librazhdit, që është dhe investitori i ujësjellësit. Burimet thanë se fshati do të furnizohet me ujë pas ndërtimit të ujësjellësit me vlerë 77 milionë lekë me TVSH. Punimet me afat 5 mujor që nisën në muajin prill janë tejkaluar. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!