“Pa punë” për shkak të sanksioneve, cisternat ruse “sorollaten” në det

schedule22:46 - 12 Mars, 2022

schedule 22:46 - 12 Mars, 2022

Flota shtetërore e cisternave ruse të naftës duket se është në një rrugë pa krye , pasi vala e shqetësimeve për luftën në Ukrainë dhe frika e sanksioneve të mëtejshme kanë “zhdukur” klientët e mundshëm.

Sipas Bloomberg, nëntë anije Sovramflot PJSC Aframax kanë qenë “pa punë” për të paktën një javë. Ky numër, në fakt, korrespondon me ¼ e cisternave të kompanisë që operojnë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

83% e Sovcomflot është në pronësi të qeverisë ruse , ndërsa shumë anëtarë të bordit prej 10 anëtarësh janë gjithashtu zëvendësministra në qeverinë ruse.

Deri më tani, kompania nuk ka qenë në qendër të sanksioneve perëndimore , megjithëse vende të ndryshme, si Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja, nuk lejojnë anijet ruse të ankorohen në portet e tyre. Në të njëjtën kohë, Uashingtoni dhe Londra kanë paralajmëruar “ngrirjen” e tregjeve të energjisë nga Moska, gjë që ndikon negativisht edhe në psikologjinë e tregtarëve.

Flota totale e Sovcomflot është 110 cisterna , të afta të transportojnë të paktën 2 milionë fuçi naftë. Anijet Aframax numër 52, duke e bërë atë flotën më të madhe të këtij lloji në botë./Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!