Të gjithë qytetarët që do duan të udhëtojnë drejt jugut tashmë mund të kalojnë përmes tunelit të Llogarasë.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku tha se do të rinisë qarkullimi i automjeteve i cili do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator si një mundësi për ti dhënë një shtysë fluksit turistik ..Me një gjatësi prej 6 kilometrash, kjo vepër infrastrukturore do të shkurtojë ndejshëm kohën e udhëtimit përgjatë rivierës shqiptare ndërsa nuk do të lejohen mjetet me tonazh të rëndë.
Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, ai kryesori dhe ai i emergjencës, të cilët lidhe me 11 dalje me njëri tjetrin .Tashmë qarkullimi i automjeteve në tunel do të shkurtojë kohën e udhëtimit Dukat – Palasë në vetëm 7 minuta nga rreth 30 minuta që bëhej më parë.
Kjo vepër e rëndësishme u mbyll për qarkullimin e mjeteve në 1 nëntor ndërsa të dhënat tregojnë se vetëm në 3 muaj në këtë tunel kanë kaluar 715 mijë makina.