Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Në Bruksel baltosi figurën e shqiptarëve”, Petro Koçi: Berisha është “Dick Marty” shqiptar

schedule18:36 - 5 Qershor, 2025

schedule 18:36 - 5 Qershor, 2025

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi të baltosë Shqipërinë në Bruksel duke thënë se vendi ynë dominohet nga banda dhe kartele droge, të cilat sipas tij nuk lejojnë rotacionin politik.

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, nga foltorja e Kuvendit e quajti Sali Berishën si Dick Marty shqiptar, ndërsa tha se gjuha e tij në Bruksel ishte e patolerueshme.

“Dick Marty nuk ka vdekur. Dick Marty që dikur akuzonte UÇK për transplant organesh, ishte ringjallur dje në Bruksel. Kësaj radhe jo për të akuzuar UÇK, por vetë Shqipërinë Dick Marty shqiptar akuzonte Shqipërinë si vend kartelesh bandash, ku aeroportet dhe portet janë vënë në dispozicion të trafikut ndërkombëtar të drogës, gjë e tmerrshme dhe e duartrokitshme në Kremlin, Beograd apo diku tjetër”, tha Koçi në Kuvend.



Deputeti Koçi ishte i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ndërsa pohoi sërish se damkosja e shqiptarëve në Bruksel nga kryetari i Partisë Demokratike është e pafalshme dhe e dënueshme.

“M’u kujtua menjëherë Dic Marty, i cili donte t’i vinte njollë shqiptarëve duke akuzuar UÇK për trafik organesh. Unë e quajta Berishën si Dick Marty shqiptar. Ajo që bëri ishte e patolerueshme dhe e pafalshme. Damkosi të gjithë shqiptarët kur e krahasoi Shqipërinë me lidhje të tilla, që e çojnë deri në Amerikën Latine. Përdori gjuhën e baltosjes kur ishte në Bruksel”, tha Koçi.

Sipas deputetit socialist, Sali Berisha është simboli i dhunimit të zgjidhjeve në Shqipëri.

“Ka manipuluar, por nuk i mashtron më shqiptarët. Simboli i dhunimit të votës së lirë deri në grusht shteti, janë disa palë zgjedhjes, në të cilat ai është përfshirë në dhunim të zgjedhjesh. Ai i ka bërë zgjedhjet në mënyrë fashiste, jo thjesht manipulim”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!