“Pa një spital afër”, Lori Hoxha tregon periudhën më të keqe të jetës

schedule13:06 - 5 Korrik, 2020

schedule 13:06 - 5 Korrik, 2020

Blogerja e njohur Lori Hoxha është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar një ndër periudhat më të këqija të jetës së saj.

Ajo ka postuar në InstaStory një foto të dy viteve më parë, teksa shfaqet në një varkë në mes të detit.

Lori tregon se në atë moment ka vuajtur nga ankthi dhe nuk ka pasur afër asnjë spital. Ajo thekson se jo gjithmonë fotot tregojnë atë çfarë përjeton dikush në të vërtetë.

“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo është një prej periudhave më të këqija të ankthit në jetën time dhe të qenurit në varkë pa një spital afër më frikësoi shumë. Nëse vuan nga ankthi e di për çfarë po flas. Nuk po shijoja asgjë që po bëja. Në këtë foto nuk isha aspak në moment dhe kjo tregon se jo gjithmonë jemi ajo që dukemi apo postojmë. Mund të dukem sikur po jetoj jetën më të mirë, por gjithçka që po kërkoja ishte pak qetësi”, shkruan Lori në postim.

Kujtojmë që blogerja ka folur edhe më herët për problemet  me ankthin, duke i dhënë një shembull të gjitha vajzave të mos shqetësohen pasi është diçka kalimtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!