“Pa mua mund të kishim 18 mijë vdekje”, Rama flet për deklaratën që bëri zhurmë   

schedule22:21 - 7 Maj, 2020

schedule 22:21 - 7 Maj, 2020

Javë më parë teksa vendi po përballej me koronavirusin, kryeministri Edi Rama do të fliste për rrezikun e 18 mijë vdekjeve, deklaratë e cila u përgënjeshtrua më pas.

I ftuar në Syri TV, shefi i qeverisë u shpreh se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti duke pretenduar se ka cituar një ekspert.

“Kështu është kur i nxjerr jashtë kontekstit. Sepse e kam shpjeguar. Po ta zgjasni pak filmin do ta gjeni se e kam shpjeguar gjithmonë. 18 mijë të vdekur ka qenë një projeksion katastrofik i bërë nga një ekspert shqiptar në studion e Fevziut. Meqënëse e doni edhe me adresë, e Fevziut. Ai ka folur për 18 mijë të vdekur. Një ekspert shqiptar që nuk është as i partisë. Përkundrazi nuk ka asnjë lloj simpatie me partinë tonë. Me partinë tuaj po. Dhe asaj i jam referuar”, tha ndër të tjera Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!