“Pa makinë e celular, në shtëpi me qira”, si jetonte bosi shqiptar i drogës në Kolumbi

schedule15:54 - 26 Korrik, 2021

schedule 15:54 - 26 Korrik, 2021

Shqiptari Agim Çerma i njohur ndryshe si “Jimy”, i përfshirë në një organizatë kriminale për 7 vite fshihej pas jetës së thjeshtë që mundohej të bënte në Kolumbi.

Mediat e huaja shkruajnë se “jimmy”, dhe pse prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartelin ballkanik, ai nuk kishte makina apo celularë, jetonte me qira, pretendonte të ishte një inxhinier civil dhe udhëtonte vetëm në linjat ajrore dhe automjetet e shërbimit publik.

Në artikullin kushtuar shqiptarit që njihej si “zot” i drogës, mediat shkruajnë se ai kushte mbërritur në Kolumbi në vitin 2014 me gruan e tij dhe ishte vendosur në very të qytetit Barranquilla nga ky filloi aktivitetin kriminal.

“Jimy”,  jo rastësisht kishte zgjedhur vendin për të jetuar, ai zgjodhi të jetonte afër porteve kryesore pasi e kishte më të lehtë trafikimi i kokainës në SHBA apo shtetet europiane. Nga ana tjetër ai kishte zgjedhur të përdorte aeroportin ndërkombëtar ‘’Alfonso Bonilla Aragón’’ dhe së bashku me disa zyrtarë të tjerë aty mundësohej transporti i kokainës me charter.

Ai bashkëpunoi edhe me kartela vendase, teksa njerëzit e tij të besuar ishin William Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González.

Ndërkohë vetëm një ditë para arrestimit, ai kishte qëndruar në një hotel modest dhe kishte zgjedhur përsëri transport publik.

Shqiptari Çerma ishte shpallur në kërkim për vrasje në Shqipëri, ndërsa në Shtete e Bashkuara të Amerikës ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike. e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!