Pa leje drejtimi dhe të dehur në timon, arrestohen disa persona në Tiranë

schedule14:57 - 28 Qershor, 2021

schedule 14:57 - 28 Qershor, 2021

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur si edhe pa lejen përkatëse.

Specialistët e qarkullimit Rrugor kanë arrestuar 22-vjeçarin Q.L., 51-vjeçarin R.K., dhe 57-vjeçarin N.H., pasi u kapën në gjendje të dehur në timon.

Në pranga ka rënë edhe 34-vjeçari G.N., për drejtim mjeti pa lejen përkatëse.

Gjithashtu një 38-vjeçare është arrestuar pasi është përfshirë në një aksident në Vaqarr.

Sipas policisë 38-vjeçarja K.M ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masë 0,76 mg/l dhe për pasojë ka aksidentuar një tjetër makinë me drejtues S.M., i cili ka mbetur i lënduar.

Ndërkohë pas mjekimit nga autoritetet shëndetësore mësohet se i plagosuri është larguar për në banesë.

 Tiranë/Informacion

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Q. L., 22 vjeç, R. K., 51 vjeç dhe N. H., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

G. N., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

K. M., 38 vjeçe, pasi në Vaqarr, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, ka aksidentuar mjetin me drejtues S. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi S. M., i cili pasi mori mjekimin, u largua për në banesë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!