Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pa Kosovën s’mund të ketë Ballkan të Hapur”, Tarifa: Shahini e Cakaj në qeveri? Zgjedhje zhgënjyese

schedule12:35 - 28 Shkurt, 2023

schedule 12:35 - 28 Shkurt, 2023

Profesor Fatos Tarifa ka publikuar pak ditë më parë librin e tij më të ri me titull “Për të mirën publike”, në cilin bëjnë pjesë disa letra drejtuar figurave të njohura të politikës dhe jo vetëm. I ftuar në “Pas Mesnate”, në ekranin e ABC Neës, ai ka folur për librin dhe shumë çështje që e shqetësojnë.

Sa i përket Ballkanit të Hapur, Tarifa tha që nuk mund të ketë një marrëveshje të tillë pa Kosovën.

Unë jam pro, çdo integrimi në rajonin e Ballkanit ekonomik, shoqëror, kulturor. Por problemi i madh me këtë projekt është Kosova. Pa Kosovën nuk mund të ketë Ballkan të Hapur. Ky është mesa kuptoj dhe objeksioni që ka Uashingtoni. Ata duan një integrim Ballkanik me Kosovën dhe jo pa të”, u shpreh Tarifa.

Më tej, ai u ndal dhe te 9 letrat që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama në librin e tij, duke theksuar se ky i fundit nuk i dëgjon ekspertët dhe herë pas here ka zgjedhur persona zhgënjyes në poste të rëndësishme, si ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini apo ish-ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

“Bindjet e mia kanë qenë dhe do të jenë të majta. Unë votoj Partinë Socialiste gjithë këto vite. Detyra e një intelektuali është të kritikojë, jo kritika si një qëllim në vetvete, por sepse nuk mund të vërë re që në shoqëri ka gjëra që ndryshojnë për mirë dhe të mos ta thotë fjalën e tij. Detyra apo përgjegjësia e një kryeministri apo e një politikani të një rrangu të lartë është ta dëgjojë ose jo kritikën që i vjen. Ky kryeministër unë mendoj se nuk dëgjon, i pëlqen shumë vetja e tij. Ai mendon se di gjithçka, është padyshim njeri shumë i kulturuar, i lexuar, ndoshta ndër kryeministrat më të mirë më qytetarë, do thoja, më kozmopolit, që ka pasur Shqipëria në këto 30 vite. Kjo nuk mjafton. Mendimi i ekspertëve, unë për shembull në fushën time e konsideroj veten ekspertë. Por ka ekspertë në agronomi, turizëm, industri, gjeologji, çështje të sigurisë, arte. Ata duhen dëgjuar. Duke parë se çfarë po ndodh, mendimi i ekspertëve te ne shpërfillet. Fjala vjen, arsimi i lartë është problemi kryesor i një shoqërie, asnjë shoqëri nuk bën përpara pa zhvilluar arsimin e lartë përpara. Kështu ka qene dhe kështu do të jetë, nuk mund t’i lihet në dorë drejtimi i arsimit të lartë, i universiteteve tona njerëzve pa përvojë, pa eksperiencë, siç qe rasti i një ministre që ndejti vetëm dy vjet, Besa Shahini më duket, e ardhur nga askund drejtonte sistemin e arsimit të lartë, që është në krizë dhe vazhdon të jetë në krizë dhe kërkon një tranformim rrënjesor. Ose nuk mund të lihej në duart e një djali të ri ministria e Jashtme, Gent Cakaj për të cilin unë kam nja 30 letra të hapura, sepse ishte tërësisht zhgënjyes. Unë e parashikova në atë kohë që do të ishte i përkohëshëm edhe ky, edhe kështu ndodhi, sepse nisi një reformë që nuk qe reformë dhe nuk bëri asgjë”, tha Tarifa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!