Milani ka filluar të mendojë edhe për merkaton e verës. Kuqezinjtë afruan në janar Ibrahimovic, portierin Begovic dhe mbrojtësin Simon Kjaer. Kuqezinjtë po shohin dhe disa alternativa të tjera për këtë muaj janar, por gjithashtu kanë filluar të lëvizin dhe për merkaton e ardhshme të verës.
Siç raporton eksperti i merkatos në Itali, Nicolo Schira, drejtuesit e Milanit kanë nisur bisedimet me Nemanja Matic, i cili është pa kontratë në verë. Aktualisht, mesfushori i “Djajve të Kuq” po shqyrton të gjitha ofertat që vijnë në drejtim të tij, pasi nuk ka ndërmend të rinovojë me United.
31-vjeçari është dëshirë e disa klubeve në Serie A, përfshirë këtu dhe Interin, por Milani mësohet të jetë skuadra më e favorizuar për firmën e futbollistit serb. Matic ka kaluar një periudhë shumë të sukseshme në Angli, duke fituar titullin kampion me Chelsean dhe disa trofe të tjerë me Manchester United./abcnews.al

