Pjesa me e madhe e Evropës vazhdon të jetë duke praktikuar masat strikte për të minimizuar efektin e koronavirusit. Këto masa përfshijnë kryesisht kufizimin e lëvizjes, mbylljet brënda në shtëpi, mbylljen e shkollave e bizneseve, etj.
Por jo Suedia. Restorantet dhe baret në shtetin nordik vazhdojnë të jenë të hapur, e njëjta gjë vlen edhe për shkollat dhe parqet. Ndërsa, qeveria e vendit po mbështetet në punë vullnetare për të penguar përhapjen e Covid-19, shkruan abcnews.al
Politika e pazakontë e Suedisë ka tërhequr edhe vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Duke iu referuar politikave të ndjekura, ai është shprehur:
“Suedia e bëri atë, tufë, ata e quajnë tufë. Suedia po vuan, shumë shumë keq.”
Por qeveria suedeze është e bindur që politika e saj është efektive. Ministrja e Jashtëm Ann Linde është shprehur se Trump bën gabim që mendon se Suedia po ndjek teorinë e “imunitetit të tufës”, duke nënkuptuar që po lënë një numër të madh njerëzish që ka kalojnë dhe po mbrojnë ata më të cënueshim, në mënyrë që popullsia e vendit të ndërtojë imunitet ndaj sëmundjes.
Më tej, ajo shtoi se Suedia nuk ka nevojë që të vendosë masa të rrepta ose izolim pasi mbështet tek fakti që njerëzit mund ta jenë vetë të përgjegjshëm.
Që nga 9 Prilli, Suedia numëron 9.114 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 793 viktima. /abcnews.al/