Pas kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i infektuar me koronavirus është edhe deputeti Fetah Rudi. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti i cili është shprehur se problemet shëndetësore i janë shfaqur një ditë më parë.
Rudi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se pas problemeve shëndetësore i është nënshtruar testit ku ka rezualtuar pozitiv me Covid.
Më tej, në shkrimin e bërë deputeti ka bërë të ditur se anëtarët e tjerë të familjes janë mirë me shëndet.
“Pas disa problemeve shendetesore te shfaqura gjate dites se djeshme, i jam nenshtruar testit per Covid-19. Dhe kam rezultuar pozitiv. Pas vizitave mjekesore, trajtimin do ta vazhdoj ne shtepi. Antaret e tjere te familjes jane mire me shendet. Per dy jave do te jemi ne vetizolim. Besoj qe me ndihmen e zotit dhe mjekeve do ta kaloj edhe kete sfide”, shkruan deputeti./abcnews.al