Pa fotot në Instagram, e moshuara identifikon shqiptarin…

schedule21:47 - 24 Shkurt, 2019

schedule 21:47 - 24 Shkurt, 2019

Katër të rinj kanë rënë në pranga të policisë italiane, mes tyre edhe një shqiptar. Ata akuzohen si anëtarë të një bande e cila vidhte paratë e  pensionistëve në Itali. Sipas mediave italiane, fotot e postuara nga të rinjtë në “Instagram”, bënë që policia të binte në gjurmët e tyre.

Ata ishin paraqitur përpara të moshuarve si agjentë biznesi, por në fakt ata i mashtronin dhe u merrnin të gjitha kursimet. Me paratë ata kishin bërë “çmenduri” duke blerë rroba dhe çanta në dyqanet e Louis Vuitton. Policia me të parë foto e tyre në rrjetet sociale ia ka treguar një të moshuare, e cila i ka identifikuar menjëhërë. 85-vjeçarja kishte rënë pre e bandës. Por jo vetëm blerjet e  çmendura, të rinjtë kishin shkuar për pushime në Greqi, si dhe kishin drekuar në restorante luksoze me shampanjë.

Banda e “agjentëve të biznesit”, akuzohet nga policia për të paktën 30 raste grabitjesh. Në burg përfunduan Lorenzo Lazaj, 21-vjeç me origjinë nga Shqipëria por prej vitesh jetonte në Itali, David Giallombardo, 31-vjeç i lindur në Torino, por banues në Genoa, Olha Stelmakh, 24-vjeç nga Kievi dhe Marco Signorin, 29 vjeç.  Ata ishin anëtarët të bandës e cila vepronte nga Genoa në Torino./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!