Osmani takoi presidentin gjerman, biseduan për dialogun Kosovë-Serbi

schedule12:27 - 7 Maj, 2023

schedule 12:27 - 7 Maj, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur sot se ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ajo ka deklaruar se me Steinmeierin ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

“E kam njoftuar presidentin për dialogun dhe e kam falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë për integrimet euroatlantike të Kosovës.”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 2 maj në Bruksel kanë nënshkruar deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, në takimin e tyre është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit nga ish-ekipi menaxhues, i cili sipas kryeministrit Kurti është i papranueshëm për Kosovën./KosovaPress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!