Osmani takohet me senatorin amerikan Jack Reed, zbardhen diskutimet

schedule20:32 - 8 Gusht, 2023

schedule 20:32 - 8 Gusht, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim senatorin Jack Reed, kryesues i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleate dhe mike më të madhe në rajon se sa Kosovën.

Ajo ka përsëritur gjithashtu synimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, sikurse në Këshillin e Evropës dhe në BE. Presidentja theksoi se Kosova ka bërë hapa për shtensionimin e situatës në veri ndërsa ka vënë në dukje veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë.

”Kosova synon për anëtarësim në NATO dhe përfshirje në Partneritet për Paqe (PfP), ndaj është e rëndësishme edhe e domosdoshme mbështetja e SHBA-së në përshpejtimin e këtij procesi. Shpresa jonë është që Kosova të jetë sa më parë në PfP si hap që i paraprinë anëtarësimit në NATO”, ka theksuar Osmani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!