Osmani takohet me ambasadorin amerikan: Draft-statuti i asociacionit duhet të shkojë në Kushtetuese

schedule16:54 - 2 Nëntor, 2023

schedule 16:54 - 2 Nëntor, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar këtë të enjte me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend.

Ata diskutuan edhe për të rejat e fundit nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku Osmani theksoi se Kosova është treguar vazhdimisht palë konstruktive ndërsa Serbia vazhdon me qasjen selektive që pamundëson zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Ajo gjithashtu theksoi se propozimi për draft-statutin e asociacionit duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Osmani nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të për të arritur progres në procesin e dialogut, thuhet në njoftimin e Presidencës./abcnews.al