Osmani takim me zëvendëspresidentin e MCC: Programi Kompakt, dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA

schedule10:36 - 30 Prill, 2024

schedule 10:36 - 30 Prill, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim zëvendëspresidentin e MCC- një agjenci e qeverisë amerikane.

Në këtë takim Osmani ka sjellë në vëmendje grantin prej mbi 200 milionë euro në sektorin energjetik.

“Granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia MCC e Qeverisë Amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë. Sot, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, mirëprita z. Cameron Alford, zëvendëspresident i MCC”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Gjithashtu presidentja e Kosovës, e ka vlerësuar si investimin më të madh të qeverisë amerikane në fushën e energjisë. Programi Kompakt shtoi Osmani, është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!