Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë po destabilizon rajonin e Ballkanit Perëndimor

schedule22:09 - 20 Prill, 2022

schedule 22:09 - 20 Prill, 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për mediumin britanik Times Radio, ku ka folur për agresionin rus mi Ukrainën dhe gjendjen në Ballkan.

Osmani ka thënë se Rusia ka destabilizuar Ballkanin Perëndimor, përmes Serbisë, duke krijuar tensione në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e Mal të Zi. Ajo shton se vonesat në rrugën drejt BE-së të këtij rajoni, kanë lëshuar terren për Rusinë që të veprojë.

“Ka pasur një interes të vazhdueshëm rus për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Jo vetëm Kosovën por edhe shtetet tjera. Dhe e kanë bërë me veprime konkrete Përmes Serbisë satelitit, Serbisë. Është mundur të krijojë tensione në kufi me Kosovën dhe destabilizim të Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të zi, duke organziuar puç. Në këto shtete Rusia ka treguar interes për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Pasi përmes destabilizimit të këtij rajoni, destabilizon edhe BE-në. Këtu ka të vërteta, procesi ka ecur më ngadalë që kemi shpresuar. Pasi sa më ngadalë të ec procesi i anëtarësimit të Ballkanit Perendimor në BE, atëherë ka më shumë mundësi për Rusinë dhe interesat e saj që të jenë prezentë në rajon”, ka thënë ajo, transmeton Gazeta Express.

Tutje ajo shton se Serbia është vendi i vetëm që nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë dhe në anën tjetër po e përkrah atë.

Absolutisht, ajo që po ndodh në Ukrainë tregon se është një imperativ sigurie që të kemi edhe Kosovën edhe Bosnjën që të bashkohen me ANTO-, si dy vendet e fundit që duan të bashkohem me NATO-n në rajon, pasi Serbia nuk do anëtarësimin. Pra është e qartë se kush në rajon është kundër aksioneve të Putinit dhe kush po i mbështetë. Serbia nuk ka vënë sanksione ndaj Ukrainës, por në fakt po e ndihmon atë. Pavarësisht nga fakti që ka thënë se do të anëtarësohet në BE, nuk ka përshtatur politikat e saja me ato të BE-së e NATO-s”, përfundoi Osmani. /Gazeta Express/