Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Osmani: Presidentin e ri ta zgjedhë populli!/ Analisti: Procedura kërkon kohë dhe konsensus, thellon krizën

schedule17:21 - 5 Mars, 2026

schedule 17:21 - 5 Mars, 2026

Analisti Asdren Shala tha se në Kosovë nuk ka pasur më parë krizë për zgjedhjen e presidentit dhe se situata aktuale rrezikon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ai tha se ndryshimet për zgjedhjen e presidentit nga populli kërkojnë muaj kohë, konsensus politik dhe 2/3 e votave të pakicave, përfshirë edhe pakicën serbe. Sipas Shalës, kjo nismë e presidentes Vjosa Osmani rrezikon të thellojë krizën politike, pasi procedurat kërkojnë më shumë kohë sesa lejon afati kushtetues.

“Nuk është e vërtetë që në Kosovë ka pasur problem më parë për zgjedhjen e presidentit. Hera e parë që po rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje, po digjet vetë bishti i Osmanit. Për t’i bërë ato ndryshime duhen muaj në kohë, duhet konsensus politik dhe 2/3 e votave të pakicave, ku përfshihet edhe pakica serbe. Kjo përpjekje e Osmanit është e përqendruar të thellojë krizën, duke ditur vështirësinë proceduriale për të shkuar aty. Kërkon më shumë kohë se afati i parashikuar në Kushtetutë.



Ky shtet që është krijuar me bazë juridike për 20 vjet, për ta nuk ka rëndësi; për ta ka rëndësi pushteti i tyre. Është keqardhje dhe interesi i Osmanit është mbi të gjitha. Albulena Haxhiu mbase ka edhe lejen e partisë së saj për të dalë në një qëndrim të tillë. VV vendos se presidentin mund ta marrin më lehtë me zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli. Unë jam dakord që presidenti të jetë nga populli, por jo në këto kohë; duhet të kishin nisur procedurat para një viti.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!