Osmani për incidentin në Kosovë: Akt kriminal, organet e rendit të zbulojnë autorët sa më parë

schedule16:23 - 9 Maj, 2021

schedule 16:23 - 9 Maj, 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmin ndaj anëtarëve të grupit “Kosova Mountain Club” në malet e Zubin Potokut, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në afërsi të tyre.

Osmani ka thënë se çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.

“Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës.

Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!