Kryeparlamentari i Kosovës, Enver Hoxhaj në një lidhje “skype” në edicionin e “Tirana Live”, filimisht foli në lidhje me dy ngjarjet që janë duke ndodhur paralelisht në Granada dhe Tiranë dhe mundësine e një takimi Kosovë – Serbi për dialog.
Hoxhaj tha se nuk mendon se kjo është platformë që mund të bëjë ndonjë kthesë pas ngjarjes së 24 shtatorit, e po ashtu ajo që ai pret është një fitore në diplomaci nëse mbahet ndonjë konferencë.
“Është mëse e rëndësishme që mbahet Samiti i Berlinit në Tiranë, dhe që sot ministrat e Jashtëm të Rojanit dhe BE takohen ë Tiranë për të përgatitur këtë Samit. Mendoj se është një ngjarje e madhe për Rajonin, por më shumë për Shqipërinë. Meqë është një pikë e lartë e politikës së jashtme të Shqipërisë.
Nuk mendoj se është një platformë që mund të bëjë ndonjë kthesë pas sulmit në veri të Kosovës, por natyrisht që diplomatja e Kosovës dhe kryediplomati shqiptar mund ta përdorin si një platformë për të informuar kolegët e tjerë.
Pres që nëse bëhet një deklaratë të jetë një fitore i diplomacisë së Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndërsa në Granada, është një grup joformal i shteteve, është e rëndësishme që Shqipëria dhe Kosova kanë përfaqësuesit e saj, por unë nuk po shoh ndonjë gjë konkrete nga Osmani që të ketë takime serioze dhe të bëjë ndonjë kthesë” tha fillimisht Hoxha.
Në lidhje me mundësine e një takimi mes palëve në Granada ose në Tiranë, Hoxhaj tha se nuk e di nëse do të ndodhë, por ajo që është e rëndësishme të ndodhë sipas tij është që nëse dikush do të ulet, të ketë qartësi se si procesi duhet të shkojë përpara.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por e di që akti i agresionit që është ushtruar mbi Kosovën nga një komando terroriste serbe, e mbështetur nga qeveria serbe me harta për të aneksuar veriun e Kosovës, për ta përmbysur rendin kushtetues, nuk është një ngjarje që Kosova duhet ta kalojë lehtë.Nuk mendoj që dikush duhet të takohet në Granada apo në Tiranë, pa një qartësi politike se si procesi duhet të shkohet përpara.
Po ashtu nuk shoh ndonjë presion prej anës së BE, Borrell dhe Lajcak pothuajse janë fshehur, kur duhet të ishin në krye të tavolinës, e cila ishte tavolina e normalizimit të raporteve.
Kjo është një ngjarje kur Kosova duhet të krijojë një politike të re të mbrojtjes dhe një vetëdije të re se si duhet të sillemi si shtet në raport me këtë që ndodhur, sepse është një fitore e policisë së Kosovës, por është edhe një tregues i qartë se në Beograd, opsioni për aneksimin e Kosovës është po ashtu serioz” shtoi ai.r.t/abcnews.al

