Osmani – Begajt: Mirë se vini në shtëpi, Kosova i është mirënjohëse Shqipërisë

schedule12:13 - 15 Gusht, 2022

schedule 12:13 - 15 Gusht, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për mbështetjen që ai personalisht dhe Shqipëria ia ka dhënë Kosovës.

“Në emër të gjithë popullit iu jemi shumë mirënjohës për kontributin e dhënë. Mirë se vini në shtëpi”, ka thënë Osmani.

Gjatë konferencës së përbashkët për media, Osmani ka folur edhe për situatën në rajon.

Lexo edhe: Begaj në Prishtinë: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, premtim i vonuar nga Perëndimi

Ajo e ka akuzuar Beogradin që e ndikuar nga Rusia dëshiron destabilizimin e rajonit.

Shpresoj që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm në raport me veprimet destabilizuese të Serbisë.

Serbia po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosvën. Presim sinjale të qarta nga BE në raport me Serbinë, për të ndaluar veprime agresive nga Serbia.

Falënderoj mbështetjen e Shqipërisë që  Kosova të anëtarësohet në BE. Dua t’ju falenderoj për kontributin që Shqipëria ka dhënë për Kosovën.

Mirë së erdhët në Kosovë. Mezi presim të intensifikojmë bashkëpunimin”, ka thënë Osmani./abcnews.al/