Drama “Osman Taka”, u ngjit ne skenen e teatrit “Petro Marko” në Vlorë.
Një legjendë dhe një hero që prej shekujsh vazhdon të frymëzojë breza të tërë, me luftën ndaj pushtuesve, në mbroitje të identitetit kombëtar dhe familjes shqiptare, “Osman Taka” mbajti të mbërthyer për shumë orë publikun vlonjat.
Fatet e personazheve të dramës, janë sa njerëzore aq edhe tronditëse, dhe vijnë të besueshme dhe reale në skenë.
Vin Bejleri: E kam super kënaqësi të vi në Vlorë. Është hera e parë që vi. Publiku ishte i jashtëzakonshëm. Është personazh historic dh eke shumë përgjegjësi. Osman taka është personalitet I kulturës.
Romir Zalla: U finalizua shumë mirë. Më pëlqen fakti që publiku ëhstë kaq i ndjeshëm.
Olta Harizaj: Nuk është hera e parë që vi dhe përballem me publikun vlonjat. Nuk e di pse ndoshta edhe për vetë temën e ndjenin më afër të gjithë historinë. Më kanë dhënë një duartrokitje dhe kënaqësi të paparë.
Shkruar nga Arben Iliazi dhe regji të Naun Shundi, drama do të vijojë të shfaqet edhe në qytete të tjera në vend.