OSHEE zgjat afatin e përditësimit të të dhënave deri në mars

schedule13:34 - 1 Shkurt, 2018

schedule 13:34 - 1 Shkurt, 2018

Konsumatorët që nuk kanë përditësuar të dhënat e tyre pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë kohë ta bëjne deri në muajin mars.

 

Përmes një njoftimi për shtyp, OSHEE njofton zgjatjen e afatit, pasi thotë se rezervimi i të drejtës për të ndërprerë energjinë elektrike në rast mospërditësimi deri më 31 janar ka shtuar fluksin e abonentëve në pikat e autorizuara.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike pavarësisht se përgjatë gjithë vitit të shkuar ky proces ka vijuar në terren ende ka abonente që nuk i kanë saktësuar të dhënat.

 

Kryesisht janë konsumatore me shtëpi të dytë, emigrantë, por edhe familjarë që nuk janë gjetur gjatë procesit të intervistimit./abcnews.al