Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se është në gatishmëri për të garantuar furnizimin me energji elektrike të konsumatoreve përgjatë festave. 1500 punonjës do të monitorojnë situatën në pikat strategjike të rrjetit të shperndarjes. Pranë rrjetit dhe kabinave është parashikuar personel shtesë me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme në rast avarie. Ndërkohë që grupe pune janë vendosur edhe pranë fidrave që furnizojne hidrovorët, spitalet dhe institucionet e rëndësisë së veçantë. Gjithashtu në raste problemesh OSHEE ka publikuar për konsumatorët numrat e kontaktit në bazë rajonesh në faqen e saj në internet./abcnews.al
OSHEE në gatishmëri për të furnizuar me energji gjatë festave
schedule14:24 - 25 Dhjetor, 2017
schedule 14:24 - 25 Dhjetor, 2017