OSHEE hap “thesin” edhe pse me humbje, 480 milion lekë për fuoristrada luksoze

schedule17:12 - 15 Janar, 2020

schedule 17:12 - 15 Janar, 2020

Dhjetra të burgosur për vjedhje të energjisë elektrike, mijëra kontrolle për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme, qindra milion euro investime dhe dhjetra paralajmërime publike për dënime të ashpra ndaj abuzuesve, nuk kanë mjaftuar për të rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Kompania e mbylli vitin 2019 me reth 64 milion euro humbje dhe me një rritje të ardhurash të papërfillshme me vetëm 2 për qind.

Pavarësisht këtyre treguesve negativë, kompania duket se e mban dorën sa i përket shpenzimeve.

OSHEE ka hapur procedurat e një tenderi me shumë kolosale për të marrë makina me qira për tre vitet e ardhshme duke parashikuar të harxhojë thasë me para për fuoristrada luksoze.

Lloji i makinave qe kerkon OSHEE: 140 cope fuoristrade pick-up dhe 15 fuoristrada klasike

Siç konfirmohet edhe nga dokumentet e dorëzuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, OSHEE parashikon të shpenzojë 479 milion lekë për të marrë me qira 155 makina të tipit fuoristradë.

140 nga këto makina, OSHEE kërkon të jenë fuoristrada me rimorkoi nga pas, kurse 15 të tjerë do të jenë fuoristrada klasike.

Kontrata me kompaninë fituese do të zgjasë 3 vite dhe përgjatë kësaj periudhe, OSHEE konfirmon se mund të paguajë deri në 479 milion lekë pa TVSH.

Nga një përllogaritje e thjesht, del se për një makinë OSHEE është e gatshme të paguajë mesatarisht 3.1 milion lekë për çdo makinë për tre vjet.

Në fund të afatit të marrëveshjes, OSHEE ia kthen makinat kompanisë koncensionare.

Njoftimi i kontrates

Një makinë tip fuoristradë e markave cilësore vlen mesatarisht 2.5-3 milion lekë, megjithatë OSHEE e ka parë të arsyeshme që të paguajë koncensionarin për tre vjet dhe jo t’i blejë, t’i ketë asete dhe t’i përdorë për më shumë se 3 vite duke kursyer qindra milion lekë të taksapaguesve shqiptar.

Lexo edhe: Gjobvënie dhe punësim në OSHEE e spitale, ABC News zbardh dosjen e grupit “Bajri”

OSHEE ka rritur nga tenderi në tender shpenzimet për makina me qira, të cilat janë fituar me 90-95% të fondit limit, një shifër mjaft e dyshimtë kjo sa i përket procedurave të prokurimit publik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!