“Ose lekët, ose plumbin”, Artan Hoxha: Mund të kisha marrë lekët, por zgjodha…

schedule10:40 - 23 Janar, 2020

schedule 10:40 - 23 Janar, 2020

Artan Hoxha publikoi mbrëmë në Abc Neës videon e Lefter Allës duke thithur kokainë në ambiente publike, gjë e cila ka shkaktuar reagime të forta.

Hoxha tha se ishte kërcënuar me jetë nga kriminelë të lidhur me kryebashkiakun Lefter Alla duke i bërë thirrje policisë që të ketë kujdes.

Gazetari theksoi se në këtë rast mund të ishte “rregulluar” me personat e prekur nga kjo ngjarje, duke marrë paratë dhe duke mbyllur gojën, siç ndodh shpesh në raste të tilla, por ai zgjodhi ta publikojë skandalin edhe pse mund të jetë i kërcënuar.

“Si te ‘Narcos’, që transmetohet në një televizion kombëtar. Eskobari të bën të zgjedhësh ose lekët ose plumbin. Unë kam zgjedhur ta mbyll jetën në këtë profesion. Do bëj gjithcka që vendi të përparojë dhe fëmijët të mos më largohen jashtë vendit”, u shpreh Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!