Lushnjë – E. M., 36 vjeçe, banuese në fshatin Toshkëz, Lushnjë, është ndaluar nga policia për shkak se akuzohet se nëpërmjet kanosjes dhe dhunës psikologjike, i ka kërkuar një shumë parash, shtetasit G. N., 52 vjeç.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. I., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.
Njoftimi:
Lushnjë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasen E. M., 36 vjeçe, banuese në fshatin Toshkëz, Lushnjë, pasi nëpërmjet kanosjes dhe dhunës psikologjike, i ka kërkuar një shumë parash, shtetasit G. N., 52 vjeç.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. I., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/